×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Prokuroria paralajmëron se do të identifikojë edhe persona tjerë për keqpërdorime të rezervës shtetërore

    Insajderi
    19 August 2023 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka gjetur se përpos procedurës së kundërligjshme që është ndjekur në blerjet e rezervave shtetërore ka edhe shkelje të tjera pasi malli i paguar s’ka mbërritur në Kosovë.

    Kështu, sipas dosjes së Prokurorisë të cilën e publikon “Betimi për Drejtësi”, pavarësisht se janë paguar paratë te kompanitë turke e polake për grurë, vaj e sheqer në Kosovë nuk kanë ardhur kurrë 200 mijë litra vaj, 120 mijë kg sheqer dhe 52.5 tonë grurë.

    Vlera e këtij malli që nuk ka mbërritur në Kosovë sipas Prokurorisë është mbi 600 mijë euro.

    Për këtë çështje prokuroria ka arrestuar dje dy zyrtarë të MINT dhe afaristin e njohur Ridvan Muharremin.

    Përpos këtyre, Prokuroria ka paralajmëruar se në ditët në vazhdim do të identifikojë edhe persona tjerë që janë të përfshirë.

    “Prokuroria në arsyetimin e nisjes së hetimeve për keqpërdorime të rezervës shtetërore paralajmëron se në ditët në vazhdim do t’i identifikojë edhe personat tjerë që do të ndiqen sipas detyrës zyrtare”.

    “Është i pakontestueshëm fakti se e tërë procedura e blerjes së produkteve të rezervës shtetërore të Kosovës për vitin 2022 është zbatuar në kundërshtim me ligjin dhe procedurat”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark