×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Prokuroria pritet të kërkojë vazhdimin e paraburgimit ndaj Flori Beqirajt

    Insajderi
    26 October 2022 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore e Pejës pritet të kërkojë vazhdimin e paraburgimit për Flori Beqirajn, i dyshuar për sulm seksual ndaj alpinistes Mrika Nikqi.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se kërkesa për vazhdimin e paraburgimit pritet të bëhet brenda afatit ligjor.

    “Kërkesa për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.B do të bëhet brenda afatit ligjor nga prokurori i shtetit. Jemi në fazën e veprimeve hetimore që kjo çështje penale të ndriçohet plotësisht”, tha Nikçi për Insajderin

    Aplinistja Nikqi e kishte denoncuar vetë sulmin seksual ndaj saj, teksa pamjet i ka shpërndarë edhe në Facebook.

    “Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtarë i  një familje të njohur në  qytetin e Pejës. Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt”, kishte njoftuar alpinistja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark