×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prokuroria sërish me aksion në Brezovicë – prokurori jep detaje për Insajderin

    Insajderi
    04 August 2022 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj qysh nga orët e paradites është duke kryer inspektime të jashtëzakonshme në Brezovicë, për të parë nëse ka ndërtime të objekteve pa leje.

    Për ta mbikëqyrur punën nga afër ka dalë edhe prokurori, Rasim Maloku i cili për Insajderin dha detaje.

    Maloku tha se janë duke e shikuar nëse ka objekte pa leje në mënyrë që të merren masa.

    “Jemi duke i inspektuar qysh nga ora 10:00 e mëngjesit objektet në Brezovicë, kemi inspektim të jashtëzakonshëm me vërtetu gjendjen faktike këtu në cilën zonë janë objektet dhe a kanë leje ndërtimore. Bëhet fjalë për zonën e dytë të Brezovicës. Pas intensifikimit të dokumentacionit nga inspektorë të ujërave, mjedisit, natyrës dhe mbrojtjes mundemi me pa nëse ka ndonjë objekt pa leje”, tha Maloku për Insajderin.

    Tutje ai u shpreh se me të përfunduar inspektimin do të dalin me detaje më të hollësishme.

    Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet në Brezovicë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark