×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Prokuroria tregon pse u liruan të dyshuarit për therjen e 25 vjeçarit nga Istogu

    Insajderi
    05 January 2023 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gent Madanaj, 25 vjeçari nga Istogu ka mbetur i plagosur në mbrëmjes e së mërkurës në oborrin e shtëpisë së tij. Policia e Kosovës ka deklaruar se tre të dyshuarit për këtë rast me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregulltë. Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Prokuroria Themelore në Pejë se si është marrë ky vendim.

    Shkodran Nikçi, zëdhënësi i prokurorisë sqaroi për Insajderin se fillimisht ka qenë vetëm një person i ndaluar nga policia, e pastaj janë ftuar edhe dy tjerët për intervistim.

    Sipas tij, pas deklaratave të marrë nga ana e hetueseve policorë, të njëjtit janë liruar.

    “Fillimisht nuk ka qenë askush i arrestuar për këtë rast, mirëpo një person ka qenë i shoqëruar në polici, ndërsa dy të tjerë i janë përgjigjur ftesave dhe janë paraqitur, pas marrjes se deklaratave nga hetuesit policor janë lënë të lirë për shkak se është bërë verifikimi i vendndodhjes së tyre kohen kur ka ndodhur sulmi ndaj viktimës”, deklaroi Nikçi për Insajderin.

    Ndërkohë ai konfirmoi se janë duke punuar intenzivisht për rastin.

    “Janë autorizuar Policia e Kosovës që përmes veprimeve hetimore të identifikojnë personin apo personat e dyshuar qe kanë kryer këtë vepër penale ndaj viktimës. Pasi të identifikohet kryesi apo kryesit e kësaj vepre, të njëjtit do arrestohen. Intensivisht është duke u punuar në këtë drejtim”, u shpreh zëdhënësi i Themelores në Pejë.

    Rasti në polici është raportuar nga nëna e viktimës.

    Detaje për Insajderin dha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Ai ka bërë të ditur se viktima është therur me thikë në disa pjesë të trupit, përfshirë edhe kokën, por se është jashtë rrezikut për jetë.

    “Policia rreth orës 17:40 minuta është njoftuar se një person është therur me thikë në oborrin e shtëpisë së vet. Viktima është ther nga persona të panjohur. Pastaj është dërguar në spital dhe mjekët kanë intervenuar dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë. Është ther në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit 7 herë”, ka deklaruar Gashi.

    “Kishte tetë plagë në kokë”, Spitali tregon gjendjen e të riut që u ther 7 herë në Istog

    25 vjeçari është duke u trajtuar në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

    Për gjendjen e tij janë deklaruar nga spitali, përmes një njoftimi publik ku thuhet se pacienti ka pasur tetë plagë në kokë, ekstremite dhe pjesë të tjera të trupit.

    Mbrëmë më datë 4.01.2023 rreth orës 18:20 minuta në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është pranuar një pacientë i therur me mjete të mprehta”, thuhet në komunikatën për media.

    “Pacienti ka pasur tetë plagë dhe atë në kokë, ekstremitete dhe pjesë tjera të trupit si dhe një gjendje të rënduar shëndetësore”.

    Tutje, bëhet e ditur se ekipi kujdestar i prirë nga kirurgu Rifat Dreshaj e ka trajtuar rastin duke bërë qepjen dhe gjithë trajtimin e nevojshëm të plagëve që sipas tyre, kanë qenë sipërfaqësore si dhe trajtimin e përgjithshëm të gjendjes shëndetësore të pacientit.

    “Pacienti aktualisht është i shtrirë në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ditët në vijim pritet edhe lirimi i tij”, thuhet në njoftim.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark