×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prokurorja Gashi: Grabitja në Suharekë mund të jetë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal

    Insajderi
    23 November 2023 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë plaçkitje së armatosur që ka ndodhur dje në një argjendari në Suharekë, një polic ka mbetur i plagosur në këmbë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

    Prokurorja Ervehe Gashi nga Prokuroria Themelore në Prizren tha se grabitja në Suharekë mund të jetë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

    Gashi ka thënë se, nëse konfirmohet një lidhje e tillë, çështja do të transferohet tek Prokuroria Speciale e Kosovës.

    “Sa i përket “unazës së çeliktë” nuk kemi marrë informacione se për kohën kur është vendosur unaza e çeliktë. Në raportin zyrtarë se kur është vendosur unaza e çeliktë, prandaj nuk mund të them nëse është vendosur në kohë apo jashtë kohës. Në momentin kur unë së bashku me hetuesit e çështjes jemi të bindur se ekziston një lidhshmëri mes këtyre rasteve atëherë kemi të bëjmë më një grup të strukturuar mirë dhe me një krim të organizuar dhe ajo nuk është objekt i hetimit i Prokurorisë Themelore në Prizren atëherë lënda edhe çështja do t’i kalohet Prokurorisë Speciale të Kosovës”, ka deklaruar ajo në debatplus.

    Ajo gjithashtu ka shtuar se, për momentin, po merren me disa pista hetimi dhe po intervistojnë dëshmitarë dhe viktima në lidhje me ngjarjen.

    Ajo gjithashtu nuk ka konfirmuar as mohuar lidhjen e mundshme me rastin në Ferizaj, por nuk ka përjashtuar mundësinë e kontakteve të ardhshme me Prokurorinë e Ferizajt.

    “Ne jemi duke u marrë me disa pista të hetimit por për më tepër unë nuk mund të deklarohem sepse atëherë do të rrjedhin informacione të cilat mund të e pengojnë kapjen e të dyshuarve. Sot jemi marrë vetëm me çështje teknike me lëshimin e urdhëresave edhe me ndërmarrjen e veprimeve tjera hetimore por sidoqoftë nëse paraqitet nevoja ne do të kontaktojmë më Prokurorinë e Ferizajt. Prokuroria nuk ka bërë akoma një intervisitim të tillë”, ka deklaruar tutje ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark