×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Prokurorja: Jakup Krasniqi jepte shumë urdhra për arrestimin e lirimin e njerëzve

    Insajderi
    03 April 2023 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është duke u mbajtur gjykimit ndaj presidentit, Hashim Thaçi, dy kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli si dhe ndaj deputetit të LVV-së, Rexhep Selimi në Hagë.

    Në seancë është deklaruar prokurorja speciale Clare Lawson, ajo tha se Jakup Krasniqi kishte dhënë shumë urdhra në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, shkruan Insajderi.

    “Në ndërkohë, Jakup Krasniqi do të shihet duke negociuar dhe duke dhënë urdhra të shumta – sërish në emër të Shtabit të Përgjithshëm – për arrestimin dhe lirimin e të ndaluarve”, tha Lawson.

    “Ajo çfarë nuk do të dëgjoni, është ndonjë nga të akuzuarit duke marrë masat e nevojshme për të parandaluar krimet e ngritura, ose krimet që kanë vuajtur kundërshtarët, ose që të ndëshkojnë krimet që kanë vuajtur ata. Apo edhe mosreferimin e këtyre personave për UNMIK-un apo KFOR-in për hetime… Sepse krimet kanë qenë të synuara nga të akuzuarit”, ka shtuar prokurorja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark