×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Promovohet revista letrare dhe kulturore “Uji”

    Insajderi
    04 August 2023 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Organizata “Pronet Academy”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Frymëzimi”, organizon promovimin e revistës letrare dhe kulturore “Uji”.

    Ky aktivitet promovues mbahet më datë 08.08.2023, ora 09:00 në Institutin Albanologjik, Prishtinë.

    Drejtuese e revistës “Uji” është poetja dhe orientalistja, Fatijona Bajraj.

    Para pak ditësh është botuar numri i tetë i kësaj reviste. Në këtë numër lexuesit mund të gjejnë larushi krijimesh si studime, ese, recensione, tregime, poezi e përkthime.

    Revistën e pasurojnë autorë të shumtë shqiptarë, si: Metin Izeti, Fitim Veliu, Albin Mehmeti, Fatijona Bajraj, Kosovare Ramadani-Mehmeti, Ferdane F. Sahiti, Nuridin Ahmeti, Alban Tufa, Ardit Mehmetaj etj.

    Ndërsa autorët e përkthyer në këtë numër të revistës janë: Abdurrahim Karakoc, Eduar Morike, Goethe, Lord Bajron, Mevlana Xhelaledin Rumi, Nizar Kibani etj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark