×
Show / Fashion

Prona e miliarderit të naftës, kodra artificiale dhe lumenj të krijuar nga njeriu

Insajderi
07 May 2019 - 08:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kjo është një nga pronat private me sipërfaqe më të madhe. Shkon në total 266 kilometra katrorë, më e madhe se një qytet.

Prona është nxjerrë në shitje nga miliarderi amerikan, T. Boone Pickens, për 250 milionë dollarë. Blerësi do të marrë edhe 32 kilometra me përrenj artificialë, të ndërtuara ndër vite, kodrina të ngritura artificialisht nga toka e sheshtë, pyje private për gjueti zogjsh, zona të mbrojtura për kafshët e egra, liqene artificialë, fushë aviacioni e disa shtëpi të shpërndara nëpër hyrjet kryesore të pronës.

Miliarderi i naftës njihet për faktin që një pjesë të madhe të pasurisë e ka falur për bamirësi. Ai e ka modifikuar vit pas viti këtë pronë, dhe paratë e shitjes do t’ia kalojë fondacionit të tij bamirës.

89 vjeçari ka vendosur ta shesë për shkak të moshës dhe të problemeve me dëgjimin e shikimin, që sa vijnë dhe i shtohen. Siç thotë dhe vetë, tashmë i sheh të mjegullta rrugët e shumta të pronës, të cilat i ka shkelur me mijëra herë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark