×
  • Sport
  • Sport

    Pronari i Inter Miami-it e zbulon se kur pritet të debutoj Lionel Messi

    Insajderi
    25 June 2023 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pronari i Inter Miami, Jorge Mas raportohet se ka konfirmuar datën e ndeshjes së parë të Lionel Messit për klubin amerikan.

    Messi është duke finalizuar detajet përfundimtare përpara se të bashkohet me klubin i cili garon në MLS.

    Sipas Mirror, pronari i Inter Miami, Mas, ka synuar një ndeshje kundër skuadrës meksikane Cruz Azul më 21 korrik për debutimin e Messit për klubin.

    Mas thuhet se konfirmoi në një takim privat se Messi do të luajë për Inter Miami në ndeshje.

    Ndeshja në stadiumin DRV PNK në Fort Lauderdale vjen në fazën e grupeve të Kupës së Ligës ku marrin pjesë skuadra nga MLS dhe Liga MX.

    Biletat në faqet e internetit të rishitjes ishin reklamuar për 20,000 dollarë mes interesit për debutimin e mundshëm të Messit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark