×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Propozimi i MASHT për librat – deklarohen nga Këshilli i Prindërve për Insajderin

    Insajderi
    22 August 2023 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli i Prindërve ka paralajmëruar mbledhje të kryesisë të mërkurën, në mënyrë që të dalë me vendim lidhur me çështjen e blerjes së teksteve shkollore.

    Kështu konfirmoi për Insajderin Besnik Dragusha nga Këshilli i Prindërve.

    Të mërkurën do të kemi mbledhjen e Këshillit të Prindërve të Kosovës, dhe pastaj do të dalim me një qëndrim! Pra, deri atëherë nuk kemi ndonjë risi për prononcim“, tha shkurt ai për Insajderin.

    Të hënën, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës, Arbërie Nagavci bëri me dije se janë duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të parave tek prindërit në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor.

    Ky opsion është i mundshëm pasi sipas MASHT-it çmimi i ofertuar nga shtëpitë botuese ishte i papërballueshëm për buxhetin e ndarë.

    Një propozim i tillë nuk është mirëpritur, ka ngjallur reagime të shumta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark