×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Protesta në Hagë, ish-këshilltarit i Thaçit del me shifra, kaq është numri i pjesëmarrësve

    Insajderi
    03 April 2023 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këtë të hënë, në Hagë, para Gjykatës Speciale për krime lufte, ka filluar gjyqi i ish-presidentit kosovar, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli si dhe deputetit të LVV-së, Rexhep Selmi.

    Me të filluar seanca gjyqësore jashtë u mblodhën mijëra protestues nga diaspora e Kosova për të kundërshtuar këtë gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Është ish-këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj i cili ka dhënë një shifër rreth numrit të protestueseve.

    Behramj ka deklaruar se të pranishëm janë mbi 6 mijë protestues, shkruan Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark