×
  • Showbiz
  • Show

    Protesta për 11-vjeçaren në Tiranë – Fifi kapet keq me aktivisten: E organizova unë

    Insajderi
    31 August 2022 - 20:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teksa një prej aktivisteve të shoqërisë civile që po fliste në tubumin e sotëm për solidarizim për ngjarjen e rëndë ku u përdhunua një 11-vjeçare në Prishtinë, po falënderonte publikisht për organizimin e tubimit Zhaklina Lakatarin dhe Xhenin Karain, këngëtarja e famshme Fifi ka ndërhyrë.

    Mes tonit të ashpër Fifi i pohoi aktivistes se kishte qenë ajo që e kishte organizuar këtë protestë, ndërsa u shpreh e revoltuar. “Jo jo, unë nuk kam ardhur. Unë e kam organizuar këtë gjë sot këtu.

    Aktivistja: S’po ndaj pronat

    Fifi: S’kam parë një njeri që të organizojë dhe bëjë diçka për përdhunimin e një 11-vjeçare, përveç se në Instagram apo Fb (Bërtet)
    Zhaklina: Kemi 10 vite që bëjmë iniciativa të tilla.
    Fifi: Në Kosovë kanë bërë një ndryshim. Midis Prishtine ku jam rritu runë, nuk guxon me dalë motra ime, vëllau jem, mbesa jem.

    Ndërkohë teksa Fifi reagonte me tone të forta, pas saj qëndronte i dashuri i saj, Adonisi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark