×
  • Lajme
  • Lajme

    Protesta për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush” – Vjen reagimi nga KMDLNj

    Insajderi
    08 January 2024 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) deklaroi se do të mbështes protestën e thirrur për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

    KMDLNJ përmes një komunikate për media ka thënë se e përkrah këtë iniciativë sepse trafiku është shndërruar në kaos për shoferët dhe udhëtarët, shkruan Insajderi.

    “Kur komuna e Prishtinës filloi të mbyllë rrugë të caktuara duke eksperimentuar se në cilin segment “është ndotja më e madhe e ajrit për shkak të fluksit të veturave ..” , dhe shih rastësinë pikërisht rruga që pastaj u mbyllë doli të jetë më e ndotura, KMDLNj pati reaguar duke e cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut përkatësisht si kufizim të lirisë së lëvizjes. Edhe trafiku, në vend se të shkarkohet u shndërrua në lëmsh për shoferët dhe udhëtarët. Edhe bizneset janë dëmtuar me këtë mbyllje. Me një fjalë trafiku u shndërrua në kolaps. Tash, për ta formalizuar vdekjen klinike të trafikut, komuna e Prishtinës ka paralajmëruar mbyllje të rrugës deri te Sheshi i Flamurit”, thuhet në komunikatë.



    Më tej në njoftim thuhet se për KMDLNj kjo nuk paraqet asnjë zgjidhje përveç vazhdimit të kaosit të trafikut urban.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark