×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Protestat në Iran- Reagon legjenda e futbollit: Pse familja ime nuk po lejohet të udhëtojë nga Irani?

    Insajderi
    27 December 2022 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Legjenda e futbollit iranian, Ali Daei thotë se gruaja dhe vajza e tij janë penguar për t’u larguar nga Irani.

    53-vjeçari, i cili ka shprehur mbështetje për protestat antiqeveritare, tha se familja e tij ishte përpjekur të fluturonte nga Teherani në Dubai, por nuk kishin arritur.

    “Nuk u dha asnjë arsye pse familja ime u kthye në Teheran” – tha Ali Daei.

    Protestat e fundit në Iran shkaktuan trazira dhe poashtu shkaktuan edhe vdekjen e Mahsa Aminit, 22 vjeçare. Ajo dyshohet se u vra pasi kishte bartur shaminë në “mënyrë jo të duhur”.

    Më shumë se 500 protestues, duke përfshirë 69 fëmijë, janë vrarë, ndërsa mijëra të tjerë janë arrestuar, thonë aktivistët e të drejtave të njeriut. Dhjetra personel iranian të sigurisë raportohet se janë vrarë gjithashtu.

    Ndryshe, Ali Daei, 53 vjeç, është një nga figurat më të famshme sportive të Iranit. Ish-kapiten i kombëtares së futbollit, ai ka shënuar 109 gola në nivel ndërkombëtar në vitet 1990 dhe fillim të viteve 2000.

    Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark