×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestat në Serbi, Joseph: Po e rrisin stresin në ShBA dhe BE

    Insajderi
    25 December 2023 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, protestat e djeshme i ka cilësuar të porositura.

    Vuçiq paralajmëroi protestuesit se nuk do t’i lejojë të shkatërrojnë vendin. Ai tha se policia po përpiqet të mos i lëndojë, ndërsa përsëriti mesazhin se zgjedhjet mund të anulohen vetëm nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

    Ndërkohë, lidhur me këtë situatë, profesori amerikan Edward Joseph vlerëson se për aq kohë sa protestat të vazhdojnë, do të rritet stresi edhe ndaj zyrtarëve të ShBA-ve dhe Bashkimit Evropian.

    Ai i ka përmendur edhe disa prej lëvizjeve të Vuçiqit, siç ishte edhe takimi me ambasadorin rus në Beograd një ditë pas agresionit ushtarak në Banjskë. Njësoj pritet të bëjë sërish sot, një ditë pas protestave të dhunshme.

    “A është ky refleks i liderit serb që dëshiron që vendi i tij të ‘anëtarësohet në familjen perëndimore të kombeve’?”, ka shkruar Joseph.

    Profesori amerikan përmend edhe një tjetër karakteristikë.

    “Kërcënimi standard i Vuçiqit ndaj diplomatëve perëndimorë është ‘mos më bëni presion tepër shumë, ose do të përballeni me tipat pro-rusë që janë përnjëmend të çmendur’. Në këto zgjedhje, Vuçiqi/SNS-ja ‘mbi-arritën’ – dhe Vuçiqi mbi-dominoi – që nënkupton se Vuçiqi ka përgjegjësinë e vetme”.

    Serbia është përfshirë nga protesta masive, të cilat gjatë mbrëmjes së djeshme kanë agravuar në dhunë. Për të shtatën ditë me radhë mijëra qytetarë iu përgjigjën ftesës së opozitës dhe mbushën sheshin në kryeqytetin e Beogradit duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve.

    Tubimi u shoqërua me tensione, pasi protestuesit tentuan të hynin brenda Kuvendit të Serbisë.

    Përplasja mes protestuesve dhe policisë erdhi pas përpjekjes së përfaqësuesve të listës opozitare “Serbia kundër dhunës”, të cilët sipas mediave serbe tentuan të hynin në ndërtesën e Kuvendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark