×
  • Lajme
  • Lajme

    “Protestoj”- Ganimete Musliu çohet në këmbë dhe akuzon Konjufcën për ndalje të qëllimshme të mikrofonit

    Insajderi
    21 September 2023 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është nervozuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën, për punën e mikrofonit. Duket që deputetja Musliu s’mund ta kërkojë fjalën thjeshtë duke e shtypur butonin nga ulësja e saj, por i duhet ta çojë dorën.

    Megjithatë sot në një moment kur ka kërkuar fjalën, i është rregulluar mikrofoni, pasi kryekuvendari Konjufca ka kërkuar nga regjia e Kuevndit t’ia japin fjalën deputetes së PDK-së.

    Musliu më pas i ka thënë Konjufcës se është ai që e kontrollon se kujt i bën mikrofoni e kujt jo.

    “A e sheh, tash bon pajisja, sepse dirixhohet nga ju. Kjo është e padrejtë dhe e papranueshme”, ka thënë Musliu.

    Megjithatë Konjufca ka mohuar akuzat e deptuetes Musliu, duke thënë se mbase kur tenton ta prekë pajisjen ajo s’punon. Gjithashtu Konjufca ka thënë se sa herë e ka ngritur dorën ia ka thirru emrin.

    “Pranoj me iu nënshtru gjyqit të Ganës”, ka thënë Konjufca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark