×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestojnë disa serbë në Zubin Potok, kundërshtojnë vendosjen e stacionit të policisë

    Insajderi
    30 October 2023 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa qytetarë serbë janë mbledhur sot para kontejnerëve të policisë të vendosur në Zubin Potok.

    Me këta kontejnerë policia ka improvizuar stacionin e ri policor. Të njëjtit janë vendosur dje në parcelën që është pastruar nga makineritë e rënda dhe policët e Kosovës, shkruan Kossev, përcjell Insajderi.

    Parcela gjendet në afërsi të shkollës fillore “Jovan Cvijiq”, e cila ka bërë që banorët e Zubin Potokut të mblidhen.

    Ata  shprehën shqetësimin e tyre se stacioni i ri do të jetë aq afër shkollës po ashtu u ankuan edhe për mungesën e diskutimit publik lidhur me rastin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark