×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Protestojnë kardiologët, kërkojnë shkarkimin e drejtorit të klinikës

    Insajderi
    29 September 2023 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rreth 20 kardiologë protestuan duke kërkuar shkarkimin e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi, dhe shefit të Njësisë Koronare, Artan Ahmeti.

    Udhëheqësja e këshillit organizativ për këtë protestë, Aurora Bakalli, tha se kërkojnë shkarkimin e drejtorit të kësaj klinike “për shkak të pa aftësisë menaxheriale, nxitjes së konflikteve ndër-kolegiale, ikjes nga përgjegjësia profesionale dhe mungesës së transparencës”.

    Gjithashtu tha se e kërkojnë shkarkimin e kardiologut, Artan Ahmeti.

    Sipas saj, ka diskriminim edhe ndaj pacientëve në listën e pritjes për ekzaminime, dhe “drejtori Kamberi është përgjegjës për mos furnizimin me material bazik të klinikës si dhe pa aftësisë me pajisje të aparaturave të domosdoshme”.

    Ajo tha nëse nuk realizohen kërkesat e tyre do të vazhdojnë me hapa të tjerë, duke përmendur edhe grevën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark