×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të KEK-ut, kërkojnë te kthehen në kuadër të kompanisë

    Insajderi
    22 September 2023 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), për të tretën herë radhazi brenda këtij viti, ka mbajtur protestë për shkak të mospërmbushjes së premtimit nga pushteti për kthimin e tyre në kuadër të KEK-ut.

    Ata kanë protestuar para objektit të kësaj kompanie duke kërkuar kthimin si punëtorë të KEK-ut dhe jo të tenderohen vazhdimisht siç thanë jashtëligjshëm në sektorin privat.

    Këta punëtor po ashtu kanë kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës pasi sipas tyre nuk është duke e përmbushur premtimin e dhënë tash e sa kohë.

    Ata gjatë protestës kanë mbajtur edhe pankarta në duar në të cilat shkruante “ Qeveri më parë kur ishit në opozitë na thatë se kemi të drejtë, po sot!”, “Ne nuk jemi të privatizuar, jemi të huazuar për 2+1 vite!” etj./EO

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark