×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Protestuesit në Irak “pushtojnë” pallatin presidencial, ja momenti kur lahen në pishinë

    Insajderi
    30 August 2022 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kriza në Irak po vazhdon të përkeqësohet, teksa ushtria ka zgjatur sot shtetrrethimin në të gjithë vendin, pas përleshjeve intensive të armatosura në dhe rreth Zonës së Gjelbër të Bagdadit mes milicive rivale shiite që vazhduan gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.

    ANSA raporton, duke cituar televizionin irakian al Iraqiya, se institucionet publike, shkollat, bankat do qëndrojnë të mbyllura gjatë gjithë ditës, sipas dekretit nga kryeministri Mustafa Kazimi.

    Ndërkohë, protesuesit janë future në pallatin presidencial, ku siç shihet në video, kanë “pushtuar” pishinën.

    Numri i mbështetësve të Moqtada Sadr të vrarë në Zonën e Gjelbër të Bagdadit gjatë përleshjeve pas tërheqjes së tij të paralajmëruar nga politika është rritur në 23, sipas burimeve mjekësore. Të plagosurit tani janë të paktën 380.  Ndërkohë, burime për Al Jazeera bën me dije se numri i të vrarëve kishte shkuar 30, ndërsa rreth 700 ishin plagosur.

    Pas një nate të qetë, luftimet kanë rifilluar mes mbështetësve të Moqtada Sadr nga njëra anë dhe ushtrisë dhe burrave Hachd al-Shaabi, ish-paraushtarakë pro-iranianë të integruar në forcat e rregullta.

    Sadr, fituesi i zgjedhjeve legjislative në tetor, ngriti tonin e protestës politike duke njoftuar tërheqjen e tij nga jeta politike pas 20 vitesh aktivitet në Irakun e pas-Saddam Huseinit, si pjesë e ngërçit të zgjatur politik dhe institucional për formimin e qeverisë së re.

    VIDEO

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark