×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD kërkon lirimin e gjashtë aktivistëve: Metodat frikësuese neve nuk na ndalin

    Insajderi
    29 November 2023 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia Socialdemokrate e Kosovës ka njoftuar se gjatë protestës së sotme janë arrestuar gjashtë aktivistë: Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi.

    PSD ka kërkuar që “urgjentisht të lirohet” aktivistët e saj.

    “Në kundërshtim të Gjykatës Speciale, gjatë protestës së PSD janë arrestuar gjashtë aktivistë: Kryetari Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi. Kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për gjykatën e padrejtë speiciale. Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese. Rezictenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë. Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tonë!”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark