×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    PSD “kyç” KPM-në

    Insajderi
    15 June 2023 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarë të Partisë Socialdemokrate kanë realizuar një aksion simbolik pranë objektit të Komisionit të Pavarur për Medie (KPM), shkruan Insajderi.

    Ata shihen duke e kyçur me dry, derën e këtij objekti derisa anëtarët ndodheshin brenda duke e mbajtur mbledhjen.

    “KPM sot është mbledhur me urdhër të Qeverisë. Duan ta shfrytëzojnë gjendjen e krijuar me Serbinë për të na e mbyllur gojën”, ka shkruar Rrusta nga PSD.

    Reagimi i plotë i Teutë Rrustës:

    Aparatçikët që duan të na e mbyllin gojën i mbyllem brenda.

    KPM sot është mbledhur me urdhër të Qeverisë. Duan ta shfrytëzojnë gjendjen e krijuar me Serbinë për të na e mbyllur gojën.

    Rreziku nga Serbia nuk mund ta justifikojë diktaturën brenda. Përkundrazi, liria e demokracia janë fituar me luftë. Ato nuk do të dorëzohen kurrë, për asnjë çmim.

    Ndërkohë, Klan Kosova ka raportuar se Qeveria e Kosovës është duke i bërë presion drejtuesve të Komisionit të Pavarur për Medie për ta marrë një vendim të shpejtë rreth mbylljes së televizionit Klan Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark