×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD me vijë të kuqe vetëm për PDK-në, por jo përjetësisht

    Insajderi
    24 September 2018 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një intervistë për Kallxo.com ndër tjerash ka folur edhe për koalicionet potenciale me partitë e tjera në Kosovë.

    Ai ka bërë të ditur se PSD kanë vija të kuqe vetëm për PDK-në, mirëpo jo përjetësisht.

    “Ajo çka kam parë në PSD, nuk ka ndonjë vendim të prerë, por ajo çka kam parë është që përjashtohet nga koalicioni parazgjedhor e paszgjedhor me PDK-në. Partitë tjera, përfshirë, Vetëvendosjen, LDK-në, AKR-në e të tjerat nuk i përjashton. Kjo nuk do të thotë se shkojmë me secilën dhe në çdo rrethanë”, tha në mes tjerash Molliqaj.

    Molliqaj thotë se një bashkëpunim me PDK-në nuk do të prodhonte ndryshime në vend.

    “Rrethanat ku jemi, jo përjetësisht por në rrethanat ku jemi në kuptimin që pa shku njëherë PDK-ja në opozitë, nuk besojmë që mundemi me ndërtu një koalicion qeverisës që mund të prodhojë ndryshime”, tha Molliqaj për Kallxo.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark