×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    PSD paguan gjobën e shqiptuar nga AIP: Pushteti ka ndryshuar metodën – dikur dhunën, tash gjobat

    Insajderi
    20 April 2023 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dardan Molliqaj, kreu u PSD-së, ka njoftuar se partia e tij e ka paguar gjobën e shqiptuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi

    “Sot paguam gjobën e shqiptuar ndaj PSD nga Agjensioni për Informim dhe Privatësi. E bëmë pagesën brenda afatit 15 ditor, dhe në këtë mënyrë paguam vetëm gjysmën e shumës”, ka thënë Molliqaj, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai i ka falënderuar të gjithë ata që kanë dhënë donacione për ta paguar borxhin.

    “Ishin dhjetëra donacione që për pak ditë arritën shumën prej 11,778.25 euro. Përgjigja e aktivistëve e qytetarëve ishte shumë e shpejte prandaj jemi të ngazëllyer dhe shumë falenderues”, tha Molliqaj, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai gjobën e ka konsideruar absurde në shumë drejtime.

    “Gjoba është absurde në shumë drejtime. Politike si motiv dhe e padrejtë për nga ligji. Në rast të mos pagesës rrezikonim funksionimin e përditshëm dhe aktivitetet opozitare. Prandaj këtë e kemi denoncuar përmes padisë në Gjykatë të cilën jemi të bindur që do ta fitojmë dhe kjo shumë do të na kompensohet”.

    “Pushteti ka ndryshuar metodën. Dikur përdorte dhunën policore e burgun, kurse tash ka filluar gjobat e ulëta e të larta për secilin veprim tonin opozitar. Kjo është shenjë e qartë e një pushteti represiv. Prandaj aktiviteti ynë do të vazhdojë edhe më fuqishëm”, tha Molliqaj, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark