×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “PSD’në nuk e ftova në koalicion” – Haradinaj deklarohet pasi nga partia e Molliqajt thanë se refuzuan koalicionin me AAK-në

    Insajderi
    26 February 2024 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas lidhjes së koalicionit me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, nga PSD deklaruan se Ramush Haradinaj i ftoi edhe ata në koalicion, por që refuzuan. Kështu nuk deklaroi vet Haradinaj në intervistë për Insajderi.

    Në intervistë për Insajderin, ai ka konfirmuar se ka pasur një takim me kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, por që nuk i ka bërë ftesë.

    Sipas tij, ka pasur keqkuptim nga ana e kolegëve të tij në PSD.

    Ndoshta është edhe keqkuptim ne në fakt nuk iu kemi bërë një ftesë atyre, nuk e di që ju kemi bë një ftesë. Unë kam pasur një komunikim me z.Molliqaj për me diskutu për format e opozitë-bërjes, bashkëpunimet potenciale por nuk kemi pasur negocim për bashkëpunim të këtillë por me siguri është një keqkuptim nga kolegët”, tha ai për Insajderin.

    Përderisa Haradinaj e cilësoi si “keqkuptim”, nga PSD deklaruar se AAK e ka ftuar në koalicion PSD-në, por që këta të fundit nuk e kanë pranuar ftesën.

    “AAK e ka thirrë PSD-në në koalicion. Ne i kemi falënderuar për ftesën sepse megjithatë është një lloj vlerësimi, jemi parti jashtë parlamentare. Kemi konsideruar që nuk e kemi vendin në një koalicion që po bëhet më shumë për arsye strategjike nga të dyja palët, sesa programore”, ka thënë Nushi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark