×
Show / Fashion

Pse Bruce Lee mbante gjithmonë syze jashtë filmave? – informacione që nuk i keni ditur asnjë herë për të

Insajderi
02 August 2019 - 21:38
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E gjithë bota ka dëgjuar për ikonën e arteve luftarake, Bruce Lee, mirëpo ka shumë gjëra interesante nga jeta e tij, për të cilat shumë pak dihet.

Në një përmbledhje të mëposhtme, ne ju sjellim disa prej tyre:

Bruce Lee ka origjinë gjermane

Gjyshi i tij ishte gjerman, ndërsa për shkak të “gjakut të papastër”, ai ka vuajtur gjatë kohës sa po ushtronte kung-fu. Kjo është arsyeja pse vijoi shkollën Ëing Chun, e cila është më liberale. Në vendin e tij ishte shënjestër e abuzimeve racore, gjë që vijoi edhe në Hollyëood, pasi nuk lejonin që një aziatik të luante rolin kryesor

Ishte shofer i keq

Për kinezët vlen stereotipi se janë vozitës të këqij dhe këtu përfshihej edhe Lee. Miqtë e tij shpesh thoshin se ai duhej të hiqte dorë nga vozitja.

Nuk shihte mirë

Ai ishte shkurtpamës, kjo ishte një tjetër arsye pse ushtronte Ëing Chun, ku prekja dhe lëvizjet janë më të rëndësishme se shikimi.

Ishte kampion në vallëzimin ‘cha-cha’

Kur ishte në shkollë të mesme, Bruce fitoi një garë të vallëzimit, ndërsa kjo nuk mund të konsiderohej e papritur, pasi ai gjithmonë thoshte se aftësitë luftarake dhe vallëzimi janë të lidhura. Pas shkuarjes në SHBA, ai hapi një shkollë vallëzimi, ku edhe u njoftua me gruan e tij.

Shpresonte se një ditë do të rrihej me Muhammad Ali

Boksieri legjendar kishte implementuar lëvizjet e këmbëve të Lee në stilin e tij luftarak. Ndërkohë që Bruce i ndiqte me kujdes meçet e Ali dhe shpresonte që një ditë të dilte me të në ring. Ai mendonte se kanë temperament të ngjashëm dhe si dy personalitete të fuqishme do të joshnin vëmendje të madhe te publiku. Megjithatë, menaxherët e tyre asnjëherë nuk ishin pro këtij mendimi.

Ishte fanatik i stërvitjeve

Thuhet se gjatë ditës ai ushtronte deri në 5.000 goditje, në mënyrë që ta përsoste teknikën e tij. kjo tregon pse i kishte duart shumë të fuqishme.

Ishte jashtëzakonisht i shpejtë

Ky nuk është një sekret, por a e keni ditur se vendoste një monedhë në dorën e bashkëbiseduesit dhe arrinte ta zëvendësonte më një tjetër gjatë kohës sa ai e mbyllte shuplakën. Madje, kamerat e asaj kohe nuk arrinin ta kapnin shpejtësinë e tillë, për këtë arsye regjisorët i kërkonin që t’i ngadalësonte goditjet.

E ka rrahur Jackie Chanin

Në një skenë të filmit “Enter the Dragon”, ai e kap një kundërshtar për flokësh dhe ia thyen qafën. Ky personazh më vonë u bë i famshëm – është fjala për Jackie Chan. Në shumë filma të Lee, ai i kryente skenat e rrezikshme.

Konsumonte kanabis

Më saktë, hashash të Nepalit, efektet e të cilit janë më të fuqishme se të kanabisit të zakonshëm. Ai nuk tymoste, por e përtypte këtë substancë, për të cilën thoshte se ia relakson muskujt.

Ishte edhe piktor

Lee e admironte vizatimin. Dhe mund t’ia qëlloni se cilat ishin motivet në pikturat e tij.

Simboli i dragoit

Bruce kishte lindur në vitin kinez të dragoit, në ditën dhe orën e dragoit, prandaj e kishte nofkën ‘Dragoi i vogël’. Dragoi u bë simbol dhe identifikim i tij.

Nuk dinte not

Vëllai i vogël i tij dhe motra e aktorit kanë treguar se Bruce e urrente ujin dhe nuk dinte not.

Vdekja

Vdekja e tij vazhdon të jetë mister edhe në ditët e sotme, ndërsa ekzistojnë një numër i madh i teorive se si dhe pse ka vdekur. Si shkak i këtij misteri është krijuar “Mallkimi i Lee-ve”, pasi edhe djali i tij Brandon vdiq në rrethana të çuditshme gjatë xhirimit të filmit “The Croë”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark