×
Show / Fashion

Pse duhet të pini qumështin me yndyrë

Insajderi
01 July 2019 - 16:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në kohët e mëparshme të gjithë kanë pirë qumësht me yndyrë, duke e konsideruar si pijen më të shëndetshme dhe më të domosdoshme.

Ndërsa, në ditët e sotme njerëzit shqetësohen më shumë për shëndetin dhe mënyrën e të të jetuarit. Andaj, njerëzit mendojnë se çdo gjë me yndyrë ndikon në peshë. Prandaj mundohemi që edhe qumështin ta bëjnë me më pak yndyrë dhe të krijojnë mendime se qumështi me yndyrë na bënë të shtojmë kile, raporton “Daily Mail”, transmenton lajmi.net.

Por mesa duket kjo është vetëm një mit, sipas studiuesve dhe mjekëve në Britani të madhe, qumështi me yndyrë, nuk ndikon në shtimin e peshës dhe vazhdon të mbetet i domosdoshëm për trupin e njeriut. Përkundrazi, sipas mjekëve, është qumështi pa yndyrë ai që mund të ndikojë në peshën dhe shëndetin tuaj, për shkak përmbajtjeve tjera të tij.

Qumështi me yndyrë mund të përmbaj 3 herë më shumë yndyrë, por gjithashtu përmban 90% më shumë omega 3, krahasim me qumështin non-fat. Po ashtu në ketë të fundit shkruhet që përmban vitamina si A dhe D, por në të vërtet ato nuk gjenden në të.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark