×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni?

    Insajderi
    12 February 2024 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e përdorura në prodhimin e tyre mund të shkaktojnë të gjitha llojet e alergjive dhe acarimit të lëkurës. Kimikatet e përdorura për të mbajtur rrobat pa rrudha mund të shkaktojnë skuqje, kruajtje dhe reaksione alergjike.

    Për më tepër, bojërat e pëlhurave mund të shkaktojnë reaksione të lehta ose të rënda alergjike te njerëzit e ndjeshëm, veçanërisht në pjesët e lëkurës ku zhvillohet fërkimi dhe djersa, si qafa, beli, midis këmbëve dhe sqetullave.

    Veç kësaj, pëlhurat mund të përmbajnë kërpudha nga vendi i origjinës ose mikrobe apo edhe… morra nga njerëzit që i kanë provuar në dyqane, pasi askush nuk mund ta dijë se çfarë ka të bëjë çdo klient me pastërtinë.

    Në realitet, askush nuk e di rrugën e një…veshjeje. Edhe veshjet që tregojnë vendin e origjinës mund të jenë bërë në tre ose më shumë. Dhe kjo për shkak se nuk është e pazakontë që pëlhurat të prodhohen diku tjetër, të lyhen diku tjetër dhe të paketohen diku tjetër, dhe çdo vend ka standardet e veta në lidhje me trajtimin e tekstileve dhe përdorimin e lejuar të kimikateve.

    Për t’u mbrojtur nga e gjithë kjo, duhet patjetër t’i lani rrobat tuaja të reja të paktën një herë në lavatriçe përpara se t’i vishni.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    06 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark