×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Pse e kemi ndjenjën se po biem derisa jemi në gjumë?

    Insajderi
    12 December 2023 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    A e keni ndonjëherë ndjenjën sikur jeni duke rënë derisa jeni në gjumë të thellë? Madje, shumica nga jush me siguri shpesh herë keni menduar se pse ndodh kjo.

    Shumë njerëz e kanë shpjeguar këtë eksperiencë si një ndjenjë të papritur të rrëzimit ose rënies nga një lartësi e madhe. Disa thjesht e vazhdojnë gjumin por shumica e njerëzve zgjoheni me rrahje të shpeshta të zemrës ose të frikësuar.

    Me siguri edhe keni dëgjuar shpjegime sikur shpirti juaj në atë moment është larguar nga trupi juaja ose jeni pushtuar nga forca të errëta kur kjo ka ndodhur por në fakt asnjë nga këto shpjegime nuk është e saktë.

    Shkenca e quan këtë si një proces krejtësisht normal psikologjik.

    Kur ne flemë, kalojmë nëpër disa cikle të gjumit, secili cikël përmban katër faza të ndryshme, derisa ndjenja sikur jeni duke rënë ndodh gjatë fazës së parë të gjumit që në gjuhën mjekësore njihet si NREM.

    Janë disa teori se pse kjo ndodh, njëra është se muskujt tuaj relaksohen derisa jeni duke fjetur dhe truri juaj është në hamendje dhe mendon se jeni duke rënë. Si rezultat, muskujt tuaj tendosen dhe reagojnë duke bërë që ju të “kapni” veten para se të bini.

    Disa shkencëtarë të tjerë mendojnë se është një refleks njerëzor, që momentalisht ju zgjon nga gjumi, e sipas tyre kjo ndodh pas një dite plot stres ose kur lodheni shumë, keni telashe me ankthin ose keni shprehi të parregullta gjumi.

    Sipas hulumtimeve shkencore, është fenomen psikologjik që prek 7 nga 10 njerëz në një pikë të caktuar të jetës.

    Në shumë raste, nuk ka pasoja të rënda për shëndetin tuaj dhe nuk është një sëmundje ose gjendje mjekësore.

    Andaj kujtohuni – nuk ka asgjë për tu shqetësuar lidhur me këtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark