×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Pse familjet tradicionale nuk janë më të lumtura? Ka disa arsye

    Insajderi
    22 January 2024 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë 30 viteve të fundit, vlerat familjare kanë ndryshuar shumë: njerëzit nuk janë të etur të martohen apo të kenë fëmijë, dhe ka gjithnjë e më shumë njerëz që preferojnë të jetojnë vetëm.

    Ka shumë faktorë që krijuan këtë ndryshim.

    Sa më të arsminuar të jenë njerëzit, aq më i ulët është niveli i lindjeve

    Rreth botës, njerëzit fillojnë të mendojnë për fëmijën e tyre të parë shumë më vonë sesa paraardhësit e tyre. Kjo tendencë është më e dukshme në vendet e zhvilluara: mosha mesatare kur gratë vendosin të bëhen nëna është mes 30-34 vjeç. Numri i atyre që nuk u bënë nëna deri në moshën 40-44 vjeç u dyfishua dhe shumë gra vendosën të mos kishin fare fëmijë.

    Niveli i lindjeve në vendet në zhvillim ka rënë gjithashtu: në vitet ’60 një grua mesatare kishte rreth 6 fëmijë, tani është rreth 4, dhe në disa rajone – jo më shumë se 2.

    Orari i punës

    Vit pas viti, shumë kompani e kuptojnë se punonjësit nuk mund të qëndrojnë produktivë për 8 orë, 5 ditë në javë. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se punëdhënësit t’i ndryshojnë këto rregulla. Njerëzit, në kohët që po jetojmë nuk kanë orare pune fikse. Ka njerëz që janë bërë manikë të punës dhe kjo i ka privuar ata për të ndërtuar familje.

    Të ardhurat e ulëta

    Niveli i të ardhurave është ulur ndjeshëm në 30 vitet e fundit. Ky brez ka një arsimim të mirë dhe nivel të ulët të ardhurave. Kjo situatë ekonomike parashtron një pyetje: familjen apo karrierën? Në botën moderne, është pothuajse e pamundur t’i kesh të dyja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark