×
  • Sport
  • Sport

    Pse Medon Berisha mungon te lista e Shqipërisë A apo U21-shave? Babai i lojtarit tregon prapaskenat

    Insajderi
    13 November 2022 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesfushori i Lecce, Medon Berisha nuk është pjesë e kësaj liste të Kombëtares së Shqipërisë, shkaku që klubi italian nuk e ka lejuar, kështu se paku deklaroi babai i lojtarit, Bajram Berisha.

    Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), gjatë kësaj jave ka bërë publike listën e të ftuarve për Kombëtaren A dhe U21, në ndeshjet që do të zhvillojnë këtë muaj.

    Sidoqoftë, ajo që padyshim ra në sy ishte mungesa e prurjes më së fundit, saktësisht talentit të Lecce, Medon Berisha, i cili la Kosovën në qershor që t’i bashkohet “Kuq e Zinjve”.

    Por, babai i tij Bajram Berisha për Gazetën Nacionale ka bërë të ditur se ishte Lecce që nuk e ka lejuar të largohet. Ai theksoi se ka marrë ftesë nga Kombëtarja Shqiptare, por ishte klubi italian që nuk e ka lejuar t’i bashkohej.

    “Nuk e ka liruar klubi i Lecces, kjo është arsyeja e vetme. Medoni sot ka pasur ndeshje me Lecce dhe duke marrë parasysh që ndeshjet e Shqipërisë nuk janë në orarin e FIFA-s, ata nuk e kanë lejuar. Ai ka marrë ftesë sigurisht që të jetë i përfshirë”, deklaroi shkurtimisht ai për Nacionalen.

    Tjetër futbollist që largohet nga Kosova U21

    Medon Berisha ndoqi rrugën e disa futbollistëve të tjerë që të largohen nga Kombëtarja e Kosovës U21, për t’i bashkuar një reprezentacioni tjetër.

    Për dallim nga Edvin Kurtulus që iu bashkua Zvicrës, Berisha ndoqi hapat e Ardian Ismajlit duke lënë “Dardanët” për “Kuq e Zinjtë”, derisa disa ditë më vonë kështu bëri edhe Adrion Pajaziti i Fulhamit.

    Një muaj më parë, Bajram Berisha për Nacionalen kishte komentuar këtë zgjidhje të djalit të tij, duke theksuar se është njëjtë si Kosova e si Shqipëria, dhe që ai nuk i është bashkuar Zvicrës ose Serbisë.

    “S’di çka po e bëjnë teatër aty për Medonin dhe për lojtarë të tjerë. Unë kam biseduar edhe me të Federatës, për mua ka qenë njësoj si Shqipëria si Kosova, na s’kemi shku të serbët e para, e dyta as te Zvicra s’kemi shkuar. Më pas shkuar te ekipi nacional i Zvicrës ose të serbët, në rregull, por na njëjtë si të Shqipëria si të Kosova, për mua njësoj është”.

    Kujtojmë, se Shqipëria do të zhvillojë dy miqësore këtë muaj, ndaj Armenisë, respektivisht Italisë në “Air Albania”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark