Insajderi
Lajme

“Pse në korridore, a nuk pate ndonjë takim bilateral?”, mbështetësit e Vjosa Osmanit thumbojnë Kurtin

Insajderi
18 April 2026 - 23:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Pse në korridore, a nuk pate ndonjë takim bilateral?”, mbështetësit e Vjosa Osmanit thumbojnë Kurtin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri Albin Kurti ka postuar disa foto në llogarinë e tij në Facebook. Krahas tyre, ai ka shkruar se në ‘Global Progressive Mobilisation’ në Barcelonë, pjesë e darkës ishin figura të rëndësishme të politikës progresive ndërkombëtare.

Kurti po ashtu ka thënë se diskutimet janë përqendruar në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, përballjen me sfidat globale dhe ndërtimin e alternativave progresive që i përgjigjen nevojave reale të qytetarëve.

‘’Ky mobilizim i përbashkët dëshmon se progresistët janë më të bashkuar se kurrë në historinë e re në përpjekjet për drejtësi sociale, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm’’, ka shkruar Kurti.

Por ky aktivitet i Kurtit duket se nuk i ka bërë përshtypje përkrahësve të ish-aleates së tij, Vjosa Osmanit.

Njëri prej tyre i ka komentuar kryeministrit: “Pse korridoreve, a s’pate ndonjë takim bilateral a?”.

Fakti që Kurti, shumicën e fotove që i ka postuar, i ka shkrepur në qoshet e vendit ku po mbahej ‘Global Progressive Mobilisation’, është vënë re edhe nga komentues të tjerë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark