Nëse rreth thonjve po ju formohet një shtresë e verdhë, e gjitha çfarë duhet të bëni është të ndryshoni përbërësin e kujdesit të thonjve, por çfarë për problemet shëndetësore që mbeten nën sipërfaqe?
Një praktikë e zakonshme në sallone dhe në shtëpi është që të preni lëkurën e vdekur rreth thonjve. Shumica e bëjnë këtë për shkak se iu duket e bezdisshme dhe e shëmtuar.
Por, prerja e asaj lëkure, rreth thoit, është gabimi më i keq që mund ta bëni. Kur e preni atë, ju në fakt e ‘shpallni atë zonë’ si zonë të mijëra mikrobeve dhe baktereve.
Dhe përtej infeksionit të padëshiruar, ta presh lëkurën rreth thoit çon në probleme të pazakonshme estetike, gjithashtu. Në vend se të preni lëkurën ‘e keqe’ rreth thoit, më mirë është që të kujdeseni për të me ndonjë krem.