Shumë futbollistë të njohur në botë si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Karim Benzema ishin cak i vjedhjeve në shtëpitë e tyre.
Madje, autorët e disa prej vjedhjeve ishin shqiptarë.
E njëri nga “skifterët” shqiptarë ka treguar se pse grupi që ai udhëheq, nuk e vodhën edhe shtëpinë e fituesit të tetëfishtë të “Topit të artë”, Lionel Messi.
Ai në një intervistë për gazetarin Carlos Quilez, në emisionin “Sumario Abierto” tha se nuk e bëri për shkak të respektit për argjentinasin, shkruan gazeta spanjolle AS
“Rreth një vit më parë të tjerë e ofruan (për ta vjedhur) shtëpinë e prindërve të tij, të familjes së Messit. Messi ishte në Paris në atë moment. Shkova për ta shikuar, sepse e njoh shumë mirë dhe e njoh shumë mirë zonën. Nuk doja për shkak të respektit për Messin. Nuk e kam bërë pasi kam respekt ndaj tij”.
Bosi i bandës “Shqipëri-Kosovë deklaroi po ashtu se po ashtu i kishte parandaluar edhe të tjerët që ta bënin një gjë të tillë.
“Disa herë i kam ndaluar edhe njerëzit e tjerë që donin të vidhnin në shtëpinë e Messit, njerëzit që më kanë pyetur, por unë nuk mund t’i ndalojë të gjithë. Për ato që kam mundur jam krenar për këtë”, tha ai.
Gazeta spanjolle ka shkruar se “Alberto”, emri me të cilin u identifikua bosi i grupit shqiptar, i udhëheq 100 persona.
Prandaj, siç shkruan AS, kapaciteti i tij është shumë i madh për të siguruar informacione dhe për t’i parandaluar vjedhjet siç është ajo e shtëpisë së Lionel Messit.