×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllëzërit e tij”- Pas statusit banal të Ferajt, vjen reagimi nga AAK

    Insajderi
    26 September 2022 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i AAK-së, Lulzim Blaka ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj i cili më herët tha “Pse nuk e vranë Serbia Ramushin, por vëllëzërit e tij”.

    Blaka në reagimin e tij tha se Feraj s`ka qenë i rrezikuar as të burgosej as të vritej, dhe se në kohën kur kjo u ndodhte shiptarëve ai ka qenë duke u fshehur skutave, shkruan Insajderi.

    “Feraj s’ka qenë i rrezikuar as të burgoset e as të vritet. Në kohën kur shqiptarët burgoseshin, luftonin e vriteshin ai ishte nëpër skuta”.

    Më tej Blaka ka deklaruar se nuk mund të jesh shqipar nëse e urren kaq shumë UÇK-në.

    “Gjithëherë besnik ndaj Serbisë, gjithëherë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së saj të shenjtë, gjithëherë duke pëllitur për interesat e Serbisë. Nuk mund të jesh shqiptar nëse e urren kaq shumë UÇK-në, krenarinë e kombit tone”, tha Blaka.

    “Sa i përket të burgosurve, prapë e shtrojmë pyetjen: sa të ish të burgosur në Jugosllavi kanë dhënë konferenca për media? Vetëm një. Sa i përket të rënëve, ata janë krenaria jonë, ndërgjegja jonë kombëtare”, tha më tej Blaka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark