×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pse nuk reagoi KFOR-i e Policia e Kosovës, kur u sulmua nxënësi shqiptar e kameramani? Flet gazetari Duriqi

    Insajderi
    17 November 2022 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Teksa ka rrëfyer sulmin ndaj kameramanit me të cilin ishin bashkë duke xhiruar në veri të Mitrovicës, gazetari Visar Duqiri ka kritikuar Policinë e Kosovës dhe pjesëtarët e KFOR-it që nuk ndërhyrnë pas kësaj situate.

    Duqiri në Politiko karabinierët e KFOR-it Italian, i ka quajtur një shaka të madhe, pasi sipas tij, të njëjtit nuk reaguan as kur kameramani dhe një nxënës shqiptar u sulmua në ato çaste.

    Por, që sipas tij, të njëjtit kanë hyrë në vetura duke bërë qejf.

    ‘Policët e kanë pa më herët Jetmirin që është i lënduar dhe po vjen zhag. Por, derisa ka dal te pushimoret e Urës së Ibrit tek atëhere kanë ardh me na i marrë të dhënat. Pjesëtarët e KFOR-it kanë qenë një shaka e poshtër, edhe kur e kanë pa incidentin ndaj fëmijut nuk reaguan, njëri prej tyre doli nga vetura e dhezi një cigare dhe bëjke foto. Derisa e kanë pa edhe Jetmirin duke ardh, ata kanë hyrë në vetura edhe e lëshuan muzikën. Ju doke situatë funny që dy shqiptarë janë sulmuar. Ata janë do njerëz koti që kurrë se kam kuptuar pse ata karabinier rrinë aty”, tha Duriqi në Politiko.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark