×
Insajderi

Pse nuk shkarkohet homologu i Haki Abazit, senatori Menendes? Ky është shpjegimi i “makthit” të Kurtit

Insajderi
20 February 2023 - 00:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka bërë sonte edhe një reagim tjetër rreth situatës së krijuar në raport me partinë e subjektit që i takon.

Abazi ka përmendur senatorin amerikan, Bob Menendez i cili mban pozitën e njëjte që mbante Abazi para pak ditësh. Bob Menendez është kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në senatin amerikan, ndërsa Abazi ishte kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporës. Por, nga kjo pozitë Abazi shkarkua nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërsa senatori amerikan del me qëndrime të kundërta nga udhëheqësit e SHBA’së dhe nuk shkarkohet. Këtë, Abazi e quan demokraci.

”Bob Menendez është lindur në vitin 1954-Nuk po kuptoj si është e mundur që Bob Menendez, Kryetari I Komisionit për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan, ka qëndrim të kundërt me udhëheqësit në SHBA”.

Në këtë postim, Abazi nuk ka harruar ta ofendojë përsëri shefen e Grupit Paralmentar të VV-së, Mimoza Kusarin të cilën ditë më parë e quajti “çadër e Gadafit”. Ai me ironi ka pyetur “pse Menendez nuk i tregon çadrës paraprakisht.”

“Pse Menendez del publikisht me qëndrim të kundërt, Pse nuk i tregon çadrës paraprakisht!
Për pak të harroj se Amerika është demokraci!”, ka shtuar deputeti.

Në fund të reagimit të tij, deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi përmend edhe një rezultat të një ndeshjeje futbolli në të cilën Barcelona gjendej në epërsi.

”Barcelona po fiton 2:0”, shkruan ai.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark