Një tjetër goditje për valutën virtuale Bitcoin po ndodh nga bankat më të mëdha amerikane të cilat po e bllokojnë blerjen e kësaj monedhe.
Arsyeja e largimit nga Bitcoin e bankave amerikane është për shkak se vlera e këtyre monedhave po luhatet shumë shpejtë, klientët mund të investojnë shuma të mëdha parash në to dhe mund ti humbasin.
Rënia e çmimit të Bitcoin bënë që investitorët të mos mund ta kthejnë huanë që e marrin nga bankat për të investuar në valutat virtuale, raporton 24hd.
Bankat amerikane po i cilësojnë si mjaft të rrezikshme valutat në fjalë, ajo brenda një muaji humbi gjysmën e vlerës së saj./Insajderi.com