×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pse po hesht Kurti ndaj “Marshit për Drejtësi”?

    Insajderi
    03 April 2023 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje është mbajtur ‘’Marshi për drejtësi’’ në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë. Në këtë marsh masiv, u pa vetëm një deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Jahja Kokaj. Ndonëse publikisht Vetëvendosja u shpreh se e përkrah ‘’Marshin për drejtësi’’, kryetari i saj Albin Kurti, nuk pati asnjë reagim sa i përket këtij zhvillimi.

    Për heshtjen e tij për Insajderi ka folur deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e analisti Shkodran Ramadani.

    Deliu-Kodra tha se gjykimi në Hagë, nuk është vetëm çështje e PDK-së, por e gjithë Kosovës.

    ’Para së gjithash, fillimi i procesit të gjykimit në Hagë nuk është çështje vetëm e PDK-së dhe unë asnjëherë nuk e shoh si çështje të ndarë të Partisë Demokratike të Kosovës, ballafaqimi me procesin gjyqësor në Hagë, është çështje e Kosovës’’ tha ajo për Insajderin

    Ndërkohë analisti politik, Shkodran Ramadani, tha se mos reagimin e Kurtit e sheh si frikë të tij që lufta e UÇK-së të identifikohet vetëm me një parti, ngase partia e tij ka shumë pak lidhje me UÇK-në.

    ‘’Vetë heshtja në këtë moment është një mesazh, një transmetim i një mesazhi të pakënaqur frike që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës te identifikohet vetëm me një parti për shkak që e din që partia e tij ka shumë pak lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

    “…Pra ai është i interesum që asnjë parti tjetër të mos përfitojë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, edhe nëse ato parti janë më të afërta sa i përket historisë edhe përbërjes organizative, kohës së themelimit, e kështu me radhë’’.

    Ramadani deklaron se Kurti ka heshtur që të mos e lejojë marshin të bëhet më i madh.

    ‘’… nuk ka dashtë me i dhënë mbështetje për mos mu bo më e madhe… heshtja e tij ka qenë edhe një përpjekje për mos me leju rritjen e numrit të protestuesve’’ tha ai për Insajderin.

    ‘’Marshi për drejtësi’’ ishte ndër protestat më masive që kanë parë sheshet e Prishtinës, duke shënuar kështu mbi 92 mijë pjesëmarrës.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark