×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Pse po kritikohet Kylie Jenner për paraqitjen me kokën e luanit në fustanin e saj?

    Insajderi
    23 January 2023 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fansat e Kylie Jenner kanë qenë të zëshëm duke komentuar paraqitjen e fundit të Kylie Jennerit.

    Ylli i famshëm, 25-vjeçe, mori pjesë në shfaqjen e Schiaparelli të së hënës gjatë Javës së Modës në Paris, e veshur me një fustan kadifeje të zi, bashkangjitur me një kokë luani – një pamje nga koleksioni i ri që ende nuk kishte dalë në publik.

    “E bukura dhe bisha”, shkroi zeshkania krahas disa fotografive që ndau me këtë pamje në Instagram.

    Por, ndjekësit e saj duket se nuk e pëlqyen këtë modë të re të Jennerit me kokën e luanit para.

    “Por pse. Pse ta imitojmë këtë. Imazhet janë shqetësuese”, tha një përdorues i rrjeteve sociale.

    “Përse keni vënë kokën e një kafshe në fustan? Nuk ka kuptim për mua”, tha një tjetër.

    “Mbreti i xhunglës nuk është një deklaratë e modës”, vazhdoi një fans i tretë.

    Të tjerë e përshkruan veshjen e Jennerit të frymëzuar nga jeta e egër si “të tmerrshme”, “qesharake” dhe “një nga gabimet e saj më të këqija të modës të të gjitha kohërave”.

    Një version pothuajse identik i stilit të denjë u modelua nga Irina Shayk në sfilatën e Schiaparelli; Sipas shënimeve të shfaqjes, drejtori kreativ i shtëpisë, Daniel Roseberry, mori frymëzim nga “Inferno” e Dantes këtë sezon.

    Roseberry riimagjinoi tre bishat që shfaqen në poemë – leopardin (që përfaqëson epshin), luanin (krenarinë) dhe ujkun (lakminë).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark