Portieri Emiliano Martinez e ka dhënë mendimin e tij se pse nuk largohet nga Aston Villa në drejtim të ndonjë top klubi evropian.
Heroi i Argjentinës në Kupën e Botës, njëherësh portieri i vitit nga FIFA dhe France Football, duket se e pëlqen më shumë lavdin me një klub më të vogël.
“Klubi [Aston Villa] nuk është kualifikuar për në Ligën e Kampionëve që 45 vjet, andaj hyrja në Ligën e Kampionëve do të ishte sikur ta kishim fituar titullin”.
“Kjo e ka të mirën e vet sepse është lehtë të gjuhesh te një klub gjigant dhe të luash në Ligën e Kampionëve. Por të luash në Ligën e Kampionëve me një klub që askush s’e pret të jetë aty – merita është, për mua, pak më e madhe”.