Është arrestuar Nol Nushi i PSD-së. Lajmin e ka konfimruar anëtarja e kesaj partie, Natyra Kuçi.
“Rreth orës 16:00, Nol Nushi është ndalur në semafor, teksa ishte në veturë. Policia nuk ka prezantuar asnjë urdhër arrest, duke shkelur rregullat dhe ligjin në fuqi. Ata kanë arrestuar Nolin pa asnjë mbulesë legjitime, legale dhe e kanë dërguar në stacionin policor- jug”, thuhet në njoftimin e saj.
“Kjo mënyrë e arrestimit pa prezantimin e fletarrestit i çel rrugë arbitraritetit. Reagimi ynë duhet të jetë i orientuar drejt kësaj mënyre funksionimi që lë vend për keqpërdorim nga pushteti, i forcave policore, në momente kur i duhet. Nëse i nënshtrohemi arbitrariteti sot, nesër përndjekja politike do të përligjet me veprime të tilla”, vazhdon tutje njoftimi.
Ajo më tej ka njoftuar se Nushi është liruar, por se i është ndalur ndalet letërnjoftimi.
“Ky veprim policor nuk ka asnjë shpjegim ligjor dhe si i tillë është tejet i dyshimitë. Prandaj duhet që ndaj policëve dhe vijës komanduese të hapen hetime urgjente”.