×
  • Sport
  • Sport

    PSG – Barcelona, formacionet zyrtare

    Insajderi
    10 April 2024 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pritet të jetë një përballje e zjarrtë. “Gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain do të sfidojnë mbrëmjen e kësaj të mërkure, në “Parc des Princes”, “Katalanasit” e Barcelona, me kampionët e Ligue 1, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, në përballjen e parë, të fazës çerekfinale, të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, në Evropë, UEFA Champions League.

    Sa i përket formacioneve, tekniku i “Parisienëve”, Luis Enrique i ka rreshtuar djemtë e tij, më formulën, 4-3-3, ku në portë nuk ka si të mungojë “gardiani” italian, Gianluigi Donnarumma. Në krahët e mbrojtjes janë Nuno Mendes e Lucas Hernandez, ndërsa në qendër “kërcëhet” samba, me dyshen braziliane Marquinho e Lucas Beraldo. Mesfusha përbëhet nga talentet Lee Kang-In, ndërsa sulmi përbëhet nga treshja Marco Asensio, Ousmane Dembele e Kylian Mbappe.

    Në krahun tjetër, ashtu si “homologu” i tij spanjoll, edhe tekniku Xavi ka vendosur të përdorë formacionin, 4-3-3, për “Blaugranat” e tij, me portën që mbrohet nga “ylli” gjerman, Marc-Andre ter Stegen. Në krahët e mbrojtjes janë Kounde e Joao Cancelo, me qendrën që mbulohet nga Araujo e Cubarsi. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes, De Jong-Sergi Roberto-Gundogan, ndërsa sulmi përbëhet nga “tridenti”, Lamine Yamal-Raphinha-Lewandowski. 

    Formacionet zyrtare:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark