Paris Saint-Germain është dorëzuar në luftën me Real Madridin dhe vet futbollistin e tyre, Kylian Mbappe, i cili me çdo kusht e dëshiron transferimin në klubin mbretëror spanjoll gjatë këtij afati kalimtar të verës, shkruan Insporti.com.
Klubi francez i ka bërë tri oferta për rinovim kontrate yllit francez me shifra të “çmendura” por që janë refuzuar nga numri shtatë i skuadrës.
Mediet franceze dhe angleze në mëngjesin e sotëm kanë raportuar se PSG ka gjetur zëvendësuesin e Mbappes.
Ai është ylli brazilian i Evertonit, Richarlison dhe tashmë kanë hapur negociatat me klublin anglez dhe reprezentuesin brazilian.
Në rast se PSG arrin të mbyllë këtë transfer, atëherë Kylian Mbappe mund ta sigurojë transferimin e tij në Real Madridit para datës një shtator.
Oferta e fundit e Real Madridit në drejtim të PSG është 170 milionë euro plus dhjetë milionë bonuse.
Afati kalimtar I transferimeve do të mbyllet më 31 gusht, në orën 00:00. /Insporti.com/