Paris Saint-Germani ka shënua fitore të thellë në derbi ndaj Marseillet. Pas disfatës nga Nice javën e kaluar, PSG-ja të dielën fitoi 4:0, në ndeshjen e javës së gjashtë të Ligue 1. Achraf Hakimi realizoi golin e parë në minutën e 8-të.
Në minutën e 37-të, Kolo Muani realizoi golin e dytë, ndërsa të tretin në minutën e 47-të e shënoi Gonçalo Ramos.
Ramos e realizoi edhe golin e katërt. Me asistim të Kolo Muanit, Ramos shënoi gol në minutën e 89-të.
Me këtë fitore, PSG-ja është ngritur në vendin e katërt me 11 pikë, kurse Marseille bie në vendin e shtatë me nëntë pikë.