×
  • Sport
  • Sport

    PSG pa Messin ndaj Leipzig?

    Insajderi
    01 November 2021 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas një pushimi afërsisht dy javor, xhiroja e radhës në Ligën e Kampioneve do të rikthehet nesër dhe pasnesër me tetë ndeshje, shkruan Insporti.

    Të mërkurën me fillim nga ora 21:00 takohen edhe klubi parisien, PSG ndaj Leipzig, sfidë kjo në të cilën do të mungojë sulmuesi argjentinas, Lionel Messi.

    Sipas raportimeve, Messi nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë ekipin për ndeshjen e radhës në Champions League.

    Ndryshe, para ndeshjes së PSG-së kundër Lille të premten në Ligue 1, Messi kishte ndier një shqetësim muskulor dhe u detyrua të mos e vazhdojë lojën pas pjesës së parë, duke i lënë vend Mauro Icardit.

    /Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark