Paris Saint Germain do të presë Real Madridin për ndeshjen e parë për fazën “16” të Champions League .
Konkretisht, “Parc des Princes” pritet të jetë i mbushur, pasi qeveria franceze vendosi që masat kundër koronavirusit në vend të jenë të vlefshme deri më 2 shkurt.
Kjo do të thotë se kapaciteti prej 5 mijë tifozësh në stadiume pas fillimit të shkurtit do të ndryshojë dhe njerëzit do të lejohen të shkojnë normalisht në stadium, pa kufizimin e mësipërm.