Kosova do të luajë sonte kundër Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja do të zhvillohet në “St. Jakob-Park” nga ora 20:45.
Kosovës i nevojitet vetëm fitorja ndaj Zvicrës, për të mbajtur gjallë shpresat dhe që gjithçka do të vendosej pastaj në xhiron e ardhshme, që është edhe e fundit në Grupin I.
Tek Kosova përveç Vedat Muriqit, që u lëndua në ndeshjen ndaj Izraelit, sonte mungojnë edhe Arijanet Muric, Milot Rashica dhe Ermal Krasniqi.