Vetëm pak kohë më parë Shakira dhe Gerard Pique njoftuan zyrtarisht për divorcin e tyre.
Gerrard Pique dhe Shakira muaj më parë i dhanë fund martesës së tyre pas më shumë se një dekade së bashku, transmeton Insajderi.
Çifti i famshëm në muajt e fundit ka vazhduar të jetë në faqet kryesore të gazetave dhe revistave të ndryshme, edhe pse tashmë nuk janë bashkë.
Duket se problemet e tyre ishin më të mëdha se sa që është kuptuar nga publiku, pasi janë publikuar disa fotografi në të cilat shihen duke debatuar të nervozuar në prani të fëmijëve të tyre.
Nga fotografitë e bëra virale, 45-vjeçarja dhe 35-vjeçari shfaqen duke bërë një debat të ashpër para Milan dhe Sashës.
Çifti ishte së bashku që nga viti 2011 kur ata u takuan për herë të parë gjatë xhirimit të videoklipit të këngës Waka-Waka për Kupën e Botës. /Insajderi/