×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Publikohen pamje të mijëra varreve të pjesëtarëve të Wagnerit, dëshmi për humbjet e mëdha të ushtrisë së Putinit

    Insajderi
    29 March 2023 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pamjet e reja nga varrezat në Rusi, janë një tregues tjetër për shkallën e lartë të humbjeve të ushtrisë së Vladimir Putinit në Ukrainë.

    Janë varrezat Goryachiy Klyuch në rajonin e Krasnodarit, ku shihen të varrosur pjesëtarët e grupit mercenar rus Wagner.

    Ky grup përbëhet kryesisht nga mercenar, ish-të burgosur për vrasje, përdhunime e madje kanibalizëm, transmeton Telegrafi.

    Në varrezën e publikuar në videon amatore, shihen mijëra varre të hapura për pjesëtarët e grupit famëkeq mercenar rus.

    Në anën tjetër sipas analistit politik rus Dmitry Oreshkin, varrezat janë aq të mëdha, sa që është e “pamundur” t’ju shihet fundi.

    Oreshkin ka theksuar se nuk ka shenja që Putin dhe njerëzit nga rrethi i tij i ngushtë, e kanë ndërmend t’i japin fund luftës së përgjakshme. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark